Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit – vlerësohet se me aktivitete të vogla po bëhen ndryshime të mëdha – Shqip

by admin
Spread the love

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Zyrën e UNICEF-it, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, raporton Shqip.

Të pranishëm ishin qindra të rinj vullnetarë, të cilët me punën e tyre u tha se ka ndikuar për të mirë në çështjet ambientale.

Fjalë të mirë për vullnetarët, pati ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. Ai më tej ka folur për koncept dokumentin për rininë, i cili sipas tij, ka synim përmirësimin e legjislacionit dhe riformatimin e  politikave shtetërore për të mundësuar zhvillim.

“Këtë vit, në veçanti është promovuar mbrojtja dhe parandalimi i ndotjes së ajrit. Fakti se shumë sukses që ne i festojmë në sport, kulturë e rini, nuk do të ishte e mundur pa vullnetarët”.

“Kemi arritur ta bëjmë koncept dokumentin për rininë, më qëllimin e përmirësimit të legjislacionit në fushën e rinisë dhe të riformimit të gjithë politikave shtetërore për të mundësuar një zhvillim sa më të mirë të rinisë sonë”.

“Këto reforma do të mundësohen përmes ligjit të ri për rininë dhe strategjisë kombëtare, të cilat janë planifikuar për vitin e ardhshëm”, tha Çeku.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, tha se vullnetarët me aktivitete të vogla po bëjnë ndryshime të mëdha, raporton EO.

“Dua t’i falënderoj vullnetarët që me aktivitete të vogla po bëjnë ndryshime të mëdha. Vullnetarizmi ka të bëjë me ide të bashkuara dhe në fillim kemi parë punë të mrekullueshme që vullnetarët në Kosovë janë duke e bërë”, tha ajo. 

Koordinatorja për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Arnhild Spence, u shpreh e impresionuar me punën e vullnetarëve në Kosovë.

Në fund, vullnetarë nga disa komuna të Kosovës, përmes një paneli dhanë eksperiencat e tyre rreth vullnetarizmit. Ndryshimet klimatike dhe grupet e margjinalizuara, ishin disa nga arsyet që kanë zgjedhur ato të bëhen vullnetarë.

Sipas tyre, sa i përket angazhimit vullnetarë, kërkohet edhe përkrahja institucionale, pasi siç thanë se koha që iu kushtohet komunitetit kërkon goxha mund.

You may also like