Shenjat e para që paralajmërojnë sëmundjen e Alzheimerit

by admin
Spread the love

Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i shpeshtë i
demencës dhe problemeve mendore.

Dementia është një sindromë (një grup prej simptomave të
ndërlidhura me njëra-tjetrën) që rezulton me një rënie të vazhdueshme të trurit
dhe aftësisë së tij, transmeton Klan Kosova.

Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë
problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë
për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite.

Këto janë disa nga shenjat paralajmëruese të kësaj
sëmundje

Humbja e
kujtesës

Një nga shenjat më të zakonshme të sëmundjes së
alzhajmerit, veçanërisht në fillimet e saj është harresa e informacioneve të
marra së fundmi. Të tjera janë, harresa e datave apo ngjarjeve të rëndësishme,
duke pyetur për të njëjtin informacion në vazhdimësi, si dhe nevoja për t’u
mbështetur te shënimet apo pajisjet elektronike ose te pjesëtaret e familjes
për gjëra të cilat më parë kujdeseshin ose merreshin personalisht.

Vështirësi
në kryerjen e punëve në shtëpi

Njerëzit e prekur nga sëmundja e Alzhajmerit shpesh herë
kanë vështirësi për të kryer punët e përditshme. Ndonjëherë ata kanë probleme
për të shkuar me makinë drejt një vendi të njohur, për të menaxhuar një buxhet
ose për të kujtuar rregullat e lojës së preferuar.

Konfuzion
me kohën dhe vende

Njerëzit e prekur nga sëmundja e alzhajmerit humbasin
orientimin me datat, stinët dhe orët. Ata e kanë problem që të kuptojnë diçka
që nuk po ndodh në të tashmen. Madje, ndonjëherë mund të harrojnë ku ndodhen
dhe si kanë mbërritur atje.

Probleme në
artikulim dhe në të shkruar

Njerëzit me sëmundjen e alzhajmerit mund të hasin
vështirësi të ndjekin ose t’i bashkohen një bisede. Ata mund të ndalojnë në mes
të bisedës dhe nuk kanë asnjë ide se si të vazhdojnë ose mund të përsërisin të
njëjtën gjë; kanë vështirësi me fjalorin, probleme për gjetjen e fjalës së
duhur ose me emërtimin e sendeve (p.sh.: duke e quajtur një “orë dore” një “orë
krahu”).

Ndryshimi i
vendeve të gjësendeve dhe paaftësia për t’i gjetur përsëri

Personat e prekur nga alzhajmeri i vendosin sendet në
vende të pazakonta. Ata mund të humbasin objekte dhe janë të paaftë për t’i
rigjetur ato. Madje ndonjëherë mund të akuzojnë të tjerët për vjedhje dhe kjo
gjë mund të shpeshtohet me kalimin e kohës.

Shkëputja
nga aktivitetet

Personat me sëmundjen e alzhajmerit mund të fillojnë të
heqin dorë nga pasionet, aktivitetet sociale, sportive ose projektet e punës.
Ata mund të kenë vështirësi në ndjekjen e ekipit të preferuar ose të hobit të
tyre. Ata gjithashtu mund të mos jenë socialë për shkak të ndryshimeve që kanë
përjetuar.

Ndryshimet
në humor

Personaliteti dhe gjendja e humorit të njerëzve me
alzhajmer mund të ndryshojë. Ata ndihen të hutuar, të frikësuar, dyshues, të
shqetësuar dhe të stresuar. Janë lehtësisht të prekshëm dhe mërziten shumë
shpejt, si në shtëpi, punë, me miqtë e tyre apo në ambiente jashtë zonës së
tyre të rehatisë.

You may also like