Shenjat e depresionit te fëmijët – Shqip

by admin
Spread the love

Kush nuk dëshiron të rikthehet në fëmijëri, pa pasur përgjegjësi, pa paguar taksa dhe pa pasur obligime ditore.

Megjithatë, pavarësisht kësaj dëshire, ne shpeshherë harrojmë sa e stresuar mund të jetë fëmijëria, e ditëve të sotme kjo periudhë është më stresuese se asnjëherë më parë.

“YoungMinds” është organizatë e cila merret me shëndetin mendor të fëmijëve, dhe thotë se 1 në 10 fëmijë të moshës 5 – 16 vjet vuajnë nga ndonjë çrregullim i shëndetit mendor, si stresi, depresioni dhe shqetësimi – pra i bie që 3 fëmijë në çdo klasë kanë probleme të tilla dhe numrat vetëm sa janë në rritje!

Fëmijët, njësoj sikur të rriturit, përjetojnë stres, ndërsa burim i stresit të tyre mund të jetë bulizmi, divorci i prindërve, shpërngulja në qytet tjetër, presioni nga shokët dhe shoqet, etj.

Prandaj është e rëndësishme që prindërit ta kuptojnë kur fëmija i tyre po ka probleme të tilla dhe t’i adresojë ato menjëherë.

Këto janë disa shenja të cilat tregojnë se diçka është duke shkuar gabim me fëmijën tuaj:

Nuk dëshiron të shkojë në shkollë

Nuk është befasi të dëgjoni se fëmija thjesht nuk po dëshiron të shkojë në shkollë një ditë, por nëse kjo fillon të bëhet diçka e zakonshme, atëherë keni kujdes sepse mund të ketë ndonjë arsye të fortë prapa kësaj. Shumë gjëra mund ta shkaktojnë stresin në shkollë – testet, detyrat e shtëpisë, dhe në rastin më të keq ngacmimi!

Notat janë duke ndryshuar!

Shenjë tjetër e stresit janë edhe notat. Nëse jeni mësuar që fëmija t’i ketë të gjitha 5 apo 4, dhe papritmas fillojnë të marrin nota 2 dhe 3, atëherë pyeteni veten përse!

Ky ndryshim nuk ndodh brenda nate, dhe flisni me mësuesit, merrni pjesë në të gjitha takimet e prindërve, dhe monitoroni përpjekjen e fëmijës për të mësuar.

I ka ndryshuar shprehitë e ngrënies

Njësoj si me të rriturit, indikator i madh i stresit është edhe ushqimi. Kjo mund të ndodh në dy mënyra: kur fëmija hanë më shumë se zakonisht sepse e shfrytëzon ushqimin si ngushëllim, ose kur humbet interesin në ushqim!

Nuk e merr gjumi

Fëmijët të cilët vuajnë nga stresi shpeshherë kanë probleme me gjumë – nuk flenë gjatë natës ose bëjnë gjumë aspak kualitativ.

You may also like