Shengyl Ismaili reagon pas operimit me sukses të Adriana Matoshit

by admin
Spread the love

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, të mërkurën ka kaluar me sukses operimin e saj tumor në tru.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj të cilët kanë njoftuar se aktorja ka pasë sukses.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe aktorja, Shengyl Ismaili, e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në facebook mbështetur Adrianën.

“Sot ma e forte se kurre, ehh kjo osht Adriana, sa here jeta e sfidon ajo ngritet ne kembe me e forte se qe ka qene. E kalove edhe kete sfide e bukura jem…tregove edhe njiher se ska sen mbi kete toke qe t’rrezon…

Te pres me u forcu, me marr harten, me ja qit gishtin e me vendos ne cilin vend te botes po shkojme me shetit… qashtu qysh e kemi pase ne plan, une e ti .

Te dua e bukura e shoqes ❤❤”, ka shkruar ajo.

Adriana Matoshi dhe Shengyl Ismaili janë shoqe të ngushta dhe kanë punuar bashkë në shumë projekte.


You may also like