Shembjet te “5 Maji”, Rama: Do merrni bonus qiraje dhe metër për metër aq sa keni pasur (FOTO)

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët pas shembjeve në lagjet ku kalon projekti i Unazës së Madhe. Rama shprehet se banorët e kësaj zone që i janë shembur shtëpitë do marrin bonusin e qirasë dhe më pas do të përfitojnë metër për metër aq pronë sa kanë pasur.

“Nese e keni fjalen per tek 5 maji, atehere jo, nuk ka asnje kontrate fallso, do merrni bonusin e qerase dhe me pas do merrni meter per meter aq sa keni pasur, ne kushte njeqind here me te mira, ne nje lagje te re, me infrastrukture e me sherbime optimale, prandaj durim dhe besim, sepse po te ishim nga ata qe i leme njerezit rrugeve sot do ishin akoma rrugeve mijera familje qe u preken nga termeti, po sic e keni pare po kthehen dita-dites ne shtepi te reja! Koha shume shpejt do t’i provoje te gjitha këto”, shkruan Rama.

Në një tjetër koment Rama thekson se këta banorë do e marrin pronën e tyre në lagjen e re që po ndërtohet. Ai thotë se nuk do lejojnë askënd të vonojë ndërtimin e kompleksit pasi ka shumë familje të tjera që meritojnë një shtëpi, pasi ua shkatërroi tërmeti.

“Ata qe i kane shtepite jo sic them une po sic jane, pa leje, do te marrin meter per meter aq sa kane, me ndertimin e lagjes se re, po lagjen e re do ta ndertojme dhe per kete nuk do lejojme askend te vonoje punen, sepse ka shume familje qe nuk kane zaptuar kurre nje meter toke e meritojne ta kene edhe ato nje shtepi, pasi ua shkaterroi termeti! Dhe e gjitha kjo behet ne zbatim te perpikte te ligjit!”, shkruan Rama,

Kryeministri shpërdoron taksat e shqiptarëve, ndërkohë që duhet të japë llogari për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, për të cilen duhet të ishte vetë ai para drejtësisë bashkë me ministrin e tij.

Ashtu siç duhet të japë përgjigje për ministrin “kampion” të brendshëm që tashmë rezulton i dënuar zyrtarisht si përgjegjës për kanabizimin e vendit.

 

You may also like