Sheila ndan Kledin nga e dashura, historia e dashurisë mes dy banorëve të BBV – Shqip

by admin
Spread the love

Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa, të cilët janë ish banorët e “Big Brother VIP” janë përfolur për një lidhje të mundshme me njëri-tjetrin. Pak ditë më parë ata janë parë shumë të afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin.

Së fundmi dyshja janë kapur sërish “mat”, ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, këngëtarja dhe modeli ende nuk kanë folur për një lidhje dashurie mes tyre, edhe pse tashmë është e sigurt se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, një romancë e bukur ka nisur me tyre.

Sipas burimeve romanca është ndezur mes çiftit janë shtëpisë dhe pikërisht gjatë bisedave live në Instagram netëve të gjata, që moderohen nga Ardit Çuni.

Arditi hynte shpesh live, dhe forumeve të tij u bashkohej pikërisht Sheila, Kledi, Anaid Kaloti, Vesel Kurtishaj, etj. Pak javë me parë ata u fotografuan në qendër të Tiranës siç çift i vërtetë ku shkëmbenin puthje dhe afeksion.

Situata u përsërit sërish, kur ata me video dhe foto u kapën në sheshjin “Skënderbej” si një çift filmash romancë të bërë enkas për atmosferë festash. Kësaj here Sheila dhe modeli Kledi Hysa u kapën përsëri mat duke u puthur dhe përqafuar në sheshin “Skënderbej”.

Kjo skenë erdhi pak ditë pasi në rrjet u shfaq një video e çiftit në Shkodër. Ndërkohë, fotografi i “Panorama Plus” i ka kapur në momente romantike duke u përqafuar dhe duke u puthur, duke konfirmuar kështu hapur që janë bashkë. Ish-konkurrentët e “Big Brother VIP”, pas daljes nga shtëpia, shpesh kanë bërë dhe video live në Instagram, ku komentojnë rreth ngjarjeve që ndodhin në brenda shtëpisë dhe kjo i ka bërë më të afërt me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që brenda shtëpisë Kledi pati një afeksion për Beatrixin, ndërkohë që banorët e tjerë vunë re një afeksion të Arjola Demirit për të. Por afeksioni i Kledit me Sheilën ka mbërritur te modelja gjermane, Haula, e cila ka marrë me në fund vendimin e saj duke fshirë të gjitha fotot që mbante në rrjetet sociale me Kledin.

I ftuar në “FunClub” rreth situatës me të, ai u shpreh: “Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në ‘Big Brother’ që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë edhe ajo.

Do ishte “fake” po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo.

Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula, si njeri, e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”

Ky rrëfim i tij ishte pak para se Kledi të shfaqej publikisht me Sheilën.

KLEDI DHE SHEILA, NDODHIA E RRALLË QË DY BANORË TË BBVIP BËHEN ÇIFT JASHTË SHTËPISË

Lidhja e re e Kledi Hysës dhe Sheila Haxhiraj do të mbetet në memorien e të gjithëve, pasi është historia e rralë që dy ish-lojtarë bëhen çift jashtë shtëpisë, edhe pse gjasat më të mëdha për t’u afruar ishin brenda “BBVIP”.

Modeli dhe ish-futbollisti Kledi Hysa për javë të tëra qëndroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke mos dhënë asnjë shenjë nëse kishte dikë jashtë apo ishte në kërkim të dashurisë. Dhe pas disa javësh dhe masazhit që u bëri vajzave të njohura në shtëpi, doli në skenë e dashura e tij gjermane, modelja Haula.

Ajo foli në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje të marrëdhënies me Kledin dhe se si po e shihte ajo partnerin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa Haula u pyet se si ishte ndjerë kur ai kishte masazhuar vajzat dhe tha: “Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”. Ndërkohë për përgjigjen e Kledit, “No commet”, ku ai u pyet për statusin e tij nëse është single apo në lidhje, e dashura e tij u shpreh se ata kishin gjashtë vite bashkë dhe është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private. Gjithçka ishte ok për Kledin, deri në momentin kur ai shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosaj, që u bë shkaku që e dashura gjermane të refuzonte ftesën e produksionit për t’u futur në shtëpi.

Më vonë afrimiteti i tij me Sheilën i vendosi vulën lidhjes së tyre, dhe kaq u desh që ajo të merrte vendimin për t’u ndarë duke fshirë të gjitha kujtimet. Ndërsa Sheila, e para banore e zbuluar nga produksioni, pas daljes nga shtëpia shprehu hapur afeksionin e saj për aktorin Igli Zarka. Këngëtarja që ka dalë nga një tjetër reality show, “X Factor”, gjatë lojës në shtëpi ruajti një profil serioz. Sheila, e cila prej vitesh ishte deklaruar vetëm në dashuri, dhe Kledi i fejuar prej 6 vitesh.

Sheila këto vitet e fundit ka pasur projekte sporadike në muzikë, duke iu përkushtuar më shumë pasionit për fotografinë.

Pasi fitoi “X Factor 1”, Sheila njihet si vajza që i pëlqen muzika R&B, por në bashkëpunimin me Ervin Gonxhin, ajo erdhi me motive ballkanike në një produksion pas atij “Datty datty”, për t’u kthyer sërish në muzikë me klipin “Dashnia”.

Në muzikë, ajo zakonisht ka sjellë fabulat e dashurisë, lëndimit apo humbjes së të dashurit, ndërsa në jetë ka qenë më diskrete ndërsa më parë ka qenë pjesë e grupit muzikor të Noizyt, OTR.

Po me çfarë merret Sheila në jetën e saj reale?

“Pak nga të gjitha. Koncerte, punë në studio, shkollë, familje, shoqëri”. Tashmë le të shohim se si do të vazhdojë jeta e saj, nëse do të nisë një jetë të re jashtë vendit për të ndjekur Kledin./panoramaplus

You may also like