Sheiku i ‘çmendur’ pas makinave, krijon Hummer dykatësh 6.6 metra të lartë – FOTO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një sheik i fiksuar pas makinave, ka krijuar një Hummer H1 dykatësh, të kompletuar me shkallë, tualet e lavaman, si dhe me një hapësirë shikimi panoramik për të ftuarit, të ngritur në dy kate.

Mjeti gjigant ka lartësinë 6.6m, gjatësi prej 14m, gjerësi 6m, dhe është një makinë funksionale e drejtueshme.

I quajtur ndryshe Hummer H1 X3, kamioni monstruoz u porosit nga Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan – i njohur ndryshe si Sheiku i Ylberit – miliarderi anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryebashkiak i Abu-Dhabi.

Automjeti do të pranohet në Muzeun Sharjah të automjeteve “jashtë rruge”, ku sheiku ka një numër prej 718 modelesh me të cilat ka fituar rekordin Guinness për koleksionin më të madh.

Publiku u habit kur automjeti X3 drejtohej duke përdorur rrugët publike.

Një numër i madh punonjësish kishin dalë për të ndihmuar në manovrimet përgjatë autostradës ku ecte me një shpejtësi maksimale prej 30 km në orë.

I ndërtuar sipas modelit të blindës ushtarake amerikane LARC-LX, mjeti ka katër motorë, një për secilën rrotë.

Ambientet e brendshme janë shpërndarë në dy kate, në të cilat ende po punohet, ku mes të tjerave gjendet një kuzhinë, dhomë gjumi dhe tualet.

/GazetaSinjali/

You may also like