Shehi: Tirana ime luan me shumë module, ja çfarë ndryshuam pas Kupës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Orges Shehi qëndron me këmbë në tokë, edhe pse djemtë e tij shkëlqyen dhe “shkatërruan” 4-0 Dinamon në derbin e kryeqytetit. Trajneri i 25 herë kampionëve të Shqipërisë, foli pas ndeshjes teksa zgjedh Redon Xhixhën si lojtari më të mirë të ndeshjes.

“45 minutat e para të Kupës ishin për t’u harruar. Kjo ishte histori tjetër, më vjen mirë që skuadra reflekton, më vjen mirë që kam çuna me karakter në skuadër. U mobilizuam, ndryshuam mënyrë loje dhe modul, morëm mësime nga ndeshja e Kupës. Mungesat? Lojtarë të rëndësishëm, por nuk duhet të varemi.

Si ndaj Teutës, edhe sot, skuadra ia doli me mungesa, një gjë e tillë ia shton forcën skuadrës. Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të ndihen të barabartë. Ne kemi dominuar në mesfushë, kjo është arsyeja pse lamë Totren lojtar të lirë, i cili lëviz mes linjave të ekipit kundërshtar. E pamë përsëri miqësoren me Pogradecin.

U vendosëm në mënyrën e duhur sot në fushë, kjo na dha fitoren”, deklaron Shehi, i cili jep një koment edhe për Michael Ngoo. “Ne kemi ndryshuar strategji ndeshje pas ndeshje, edhe modul. Jemi përgatitur me 2-3 mënyra loje. Ngoo e frenoi pak Covidi, por është një lojtar që nuk mund të shfaqë më të mirën nëse nuk është në formë fizike të mirë. Ai është një lojtar tepër i rëndësishëm për ne.

Kupa? Do mendojmë për t’u kualifikuar, do fusim në lojë lojtarët më në formë të momentit. Kapacitetet i kemi, do të futemi në fushë për të kaluar turin. Spektakël mos prit, respekt për kundërshtarin. Çelësi i suksesit është puna. Sot e filluam me skemën 4-2-3-1, kemi përdorur shumë module, kjo edhe në varësi të kundërshtarit.

Hoxhallari? Të vjen natyrshëm nga agresiviteti që ka skuadra. Ka lojtarë të veçantë, si Hoxhallari dhe Najdovski, të cilët i japin agresivitet skuadrës. Cili derbi më i bukur? Fitorja me Partizanin, për tifozët dhe për arsye personale pasi nuk e kisha fituar derbin. Lojtari i ndeshjes? Unë mendoj se janë dy: Taulanti (Seferi) dhe Xhixha. Zgjedhim Xhixhën, shënoi dy gola, po e marr me të mira që të mos mërzitet”, përfundoi trajneri i Tiranës./SS


Top Channel

You may also like