Shehaj hedh akuzat: Rama i fali Xhaçkës plazhin publik për 30 vjet. Si mund ta mbajë postin ministrja?

by admin
Spread the love

Ditën e sotme në Kuvend, Agron Shehaj hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës dhe Ministres së Jashtme Olta Xhaçka, të cilën e ka denoncuar për përfitime nga pasuritë shtetërore, konkretisht, nga resorti prej 5 milionë eurosh në Dhërmi.

Deputeti demokrat Shehaj kishte kërkuar interpelancë me Ramën për investimet strategjike, i cili ndodhet në Bruksel dhe në vendin e tij kishte lënë ministren e Shtetit, Elisa Spiropalin.

Lexo më tej: Grupi i Berishës dhe Alibeajt në garë për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës

Shehaj tha se se Kryeministri Rama ka favorizuar familjen e ministres Olta Xhaçkës duke e bërë atë investitor strategjik në projektet në plazhet e jugut.

“Të bësh interpelancë për vjedhje në këtë qeveri duket absurde, – tha Shehaj. – Çdo koncesion – një krim, çdo ligj – një favor, çdo tender- një grabitje. Xhaçka, Rama marrin përfitime për veten e tyre. Afera për të cilën flasim sot është e paprecedentë: një qeveri mblidhet dhe merr vendim për favore publike ndaj një politikani!!! A e dinte Rama që po i falte plazhin publik për 30 vite, Ministres së Punëve të Jashtme?!” theksoi deputeti.

Rama i dha statusin e investitorit strategjik familjes së Xhaçkës nëpërmjet bashkëshortit dhe vëllait të saj: “Për të mashtruar ligjin, familja ministrore krijon një kompani me emër të ngjashëm, jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të ngushtë. Pronarja e kësaj kompanie në letra është një shtetase amerikane, 31 vjeçe; kapitali i saj- bashkëjetesa me vëllanë e Xhaçkës!!! A mund ta mbajë postin, ministrja pas kësaj?!”, ngriti pyetjen Shehaj.

You may also like