Shefi i zyrës së BE: Në luftën kundër korrupsionit Kosova duhet të ketë rezultate konkrete

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shefi i zyrës së BE, Thomas Szunyog, tha se baza e progresit është në duar të Kosovës, duke shtuar se në  luftën kundër korrupsionit Kosova duhet të ketë rezultate konkrete.

Ai ndër të tjera shtoi se Kosova do të mbështetët në çdo hap, por procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe do shumë punë.

“Komisioni ka propozuar që të bëjë liberalizim e vizave për Kosovën dhe ata kanë dhënë vlerësim që Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim. Kosova ka forcuar kapacitetin që vjen nga marrëveshja e asocimit. Është bërë progres të vogël për implementim. Kosova ka bërë edhe në funksionim të ligjit. Në luftën kundër korrupsionit Kosova duhet të ketë rezultate konkrete”.

“Kosova vazhdon të ketë progres për të drejtat e njeriut. Kosova ka bërë progres në fushën e mbrojtjes dhe gjitha fushat. Në agjendën e gjelbër Kosova ka bërë progres të vogël dhe furnizimi me energji është mjaft brengosëse. Ne jemi këtu të mbështesim Kosovën në çdo hap. Për anëtarësim procesi është shumë i gjatë duhet punë” tha ai.

Ai po ashtu shtoi se për liberalizimin e vizave është më rendësi që Këshilli të filloj diskutimin.

“Lidhur me liberalizimin në njërën anë është e rëndësishme që këshilli do të fillojë diskutimin. Do të ketë progres e diskutime. Është e rëndësishme dhe gjë pozitive dhe nuk është vendim final që mund të ndodh nesër” tha ai

You may also like