Shefi i stafit të Presidencës: Jemi besimplotë që një kompromis për vizat mund të gjendet sot apo nesër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shefi i stafit të presidencës, Blerim Vela, ka dhënë detaje nga qëndrimi i presidentes Vjosa Osmani në samitin e Be-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Bruksel.

Sipas Velës, gjatë takimeve të Osmanit me krerët e institucioneve të BE-së, kryetemë ka qenë perspektiva euro integruese e Kosovës dhe në veçanti vendimmarrja për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai tha se në këto takime, mbështetja e liberalizimit të vizave për Kosovën është jashtëzakonisht e gjerë.

“Asnjë shtet që e ka marrë fjalën në takim, nuk ka shprehur rezerva apo ka ngritur çështje të reja që Kosova duhet t’i adresojë përpara një vendimmarrje të tillë. Në fakt, të gjithë e mbështesin që një vendimmarrje e tillë të ndodh sa më parë”, është shprehur Vela në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Vela tha se shpresojnë që një kompromis për liberalizimin e vizave, Kosova ta marrë sot apo nesër, teksa shtoi se mbështetje kanë marrë edhe nga shtetet baltike e ato skandinave.

“Në angazhimin në këto dy ditët e fundit institucionet janë në angazhim të shtuar me muaj të tërë sa i përket vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave, ne kemi marrë mbështetje nga shtetet baltike, Gjermania, Austria, shtetet skandinave dhe ato të rajonit tonë që të shtyjmë përpara brenda mbledhjes së KE-së një formulim që do t’i hapte rrugë liberalzimit të vizave dhe ne jemi besimplotë që një kompromis në formulimin i tillë mund të gjendet sot apo nesër”.

“Ka angazhim shtesë nga këto shtete dhe presim të pranojmë një lajm pozitiv, kjo është në dorën e shteteve anëtare dhe institucionet e Kosovës mund të japin konfirmimin e tyre në qoftë se kërkohet të ketë veprime shtesë nga ana jonë”, është shprehur Vela, njofton Klankosova.tv.

You may also like