Shefi i kabintetit të Konjucës: Arben Gashi mu vërsul e më shau, nuk reagova

by admin
Spread the love

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca thotë se është sharë dhe se ka pasur tentim për sulm fizik ndaj tij nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Kërçeli thotë se ai ka qëndruar i heshtur, ndërkohë që sipas tij, Gashi ka tentuar ta sulmojë fizikisht.

“Prej meje s’ka pasur përpalje, unë vetëm kam hesht. Më është veruslë dhe më ka sha”, ka thënë Kërçeli për Klan Kosova.

Gashi, në anën tjetër, në një konferencë për media tha se “as nuk e kam prekur me dorë”, Ilir Kërçelin, shefin e kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Konjufca tha paraprakisht se Gashi ia kishte mësyar ta sulmonte fizikisht Kërçelin.

You may also like