Shefi i kabinetit të Konjufcës: Arben Gashi mu vërsul e më shau, nuk reagova

by admin
Spread the love

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca thotë se është sharë dhe se ka pasur tentim për sulm fizik ndaj tij nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Kërçeli thotë se ai ka qëndruar i heshtur, ndërkohë që sipas tij, Gashi ka tentuar ta sulmojë fizikisht.

“Prej meje s’ka pasur përpalje, unë vetëm kam hesht. Më është versulë dhe më ka sharë”, ka thënë Kërçeli për Klan Kosova.

Gashi, në anën tjetër, në një konferencë për media tha se “as nuk e ka prekur me dorë” Kërçelin.

Edhe kryeparlamentari Konjufca ka thënë se shefi i GP të LDK-së ia kishte mësyrë ta sulmonte fizikisht Kërçelin. Sipas tij, la pasur dhe sharje “të cilat nuk mund t’i përmendë”.

Lexo lajme interesante

You may also like