Shefat, dënim nëse telefonojnë punonjësit pas orarit: Australia befason me ligjin e ri!

by admin
Spread the love

Australia pritet t`i japë dritën jeshile një ligji të ri i cili, ende pa i kaluar hallkat e aprovimit zyrtar, duket se e ka marrë pëlqimin e qytetarëve.

Sipas nismës në fjalë, punonjësit do të kenë çdo të drejtë të injorojnë telefonatat dhe mesazhet e shefave e tyre jashtë orarit të punës. Madje këta të fundit, mund edhe të ndëshkohen për një veprim të tillë. “Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Të gjithë duhet të relaksohemi, të gjithë duhet të fikim telefonat dhe të mos shqetësohemi nga e-mailet dhe telefonatat jashtë orarit.  Ne nuk jemi makineri, jemi njerëz”, ishin disa prej reagimeve. “Ajo që po themi është se dikush që nuk paguhet 24 orë në ditë nuk duhet të penalizohet nëse nuk është “online” dhe i disponueshëm 24 orë në ditë”, u shpreh kryeministri australian Anthony Albanese.

Argumenti i qeverisë është se këto ndryshime do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe do të kontribuojnë në rivendosjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale. Punonjësit që mendojnë se po kontaktohen në mënyrë të paarsyeshme, fillimisht duhet ta adresojnë çështjen tek punëdhënësi i tyre. Nëse çështja mbetet e pazgjidhur, ata mund të ankohen tek autoritetet australiane të cilët do të vendosin gjoba ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat.

Vende të tjera si Franca apo edhe Kenia, kanë ligje të ngjashme që i mbrojnë punonjësit nga telefonatat e punëdhënësve pas orarit zyrtar. NUk munguan megjithatë edhe zërat kundër si ai Andrew McKellar, shefi i Dhomës Australiane i cili e quajti një ide të kotë e aspak praktike.


Top Channel

You may also like