Shefa dhe drejtorë, administrata hap dyert për ekspertë

by admin
Spread the love

Sfidat teknologjike dhe puna me Bashkimin Evropian, e ka bërë administratën publike të ketë nevojë për disa nëpunës të kualifikuar, të cilët nuk pranojnë të hyjnë në shërbimin civil nga shkalla e parë, ajo e specialistit, pasi paga për këto pozicione është e ulët.

Ndaj qeveria ka vendosur që të vërë në dispozicion të tyre, pozicione drejtuese si shef sektori apo drejtorë, që të joshë ekspertët e duhur.

Agathi Nano, Drejtore e Rekrutimeve në DAP shpjegon se kush janë kategoritë që ftohen në këto konkurse.
Sistemi ynë universitar nuk prodhon një sërë profilesh të nevojshme për kohën.

Gjithsesi, shefja e rekrutimeve në DAP, siguron se mundësia e parë në këto konkurse do t’u jepet nëpunësve civile që janë brenda sistemit.

Ligji lejon që vetëm 20 % e rekrutimeve në administratën publike mund të merret nga jashtë shërbimit. Pjesa tjetër duhet të respektojë karrierën e brendshme të punonjësve me status./Abcnews

You may also like