SHBA – Zelensky apel NATO-s: Na ndihmoni, të mos presim zgjedhjet amerikane të nëntorit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve ndërkombëtarë që të ndihmojnë menjëherë vendin e tij të shkatërruar nga lufta dhe “të mos presin nëntorin apo ndonjë muaj tjetër”, në lidhje me datën e zgjedhjeve të ardhshme në SHBA.

”Të gjithë presin nëntorin, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, me votën e SHBA dhe spektrin e një presidence të dytë të Donald Trump në qendër të mendimeve të liderëve të NATO-s të mbledhur në Uashington”, shtoi ai.

“Është koha për të dalë nga hijet, për të marrë vendime të forta që funksionojnë dhe për të vepruar duke mos pritur nëntorin apo ndonjë muaj tjetër. Për këtë qëllim ne duhet të jemi të fortë dhe të pakompromis”, theksoi Zelensky nga samiti i Uashingtonit.

“Dhe para së gjithash Amerika, liderët amerikanë dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara si lider i botës së lirë duhet të jenë të pakompromis në mbrojtjen e demokracisë, ndaj Putinit dhe vendit të tij”, shtoi ai./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like