SHBA – Uashingtoni sanksionon zyrtarët iranianë të sigurisë pas vdekjes së një gruaje në paraburgim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 22 shtator /ATSH-DPA/- Qeveria amerikane po vendos sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të sigurisë në Iran pas vdekjes së një gruaje në paraburgim.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë vdekjen tragjike dhe brutale të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare iraniane, e cila vdiq në paraburgimin e Policisë së Moralit, pasi u arrestua se nuk kishte respektuar rregullat e veshjes së hixhabit”, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Thesarit.

Në përgjigje të kësaj dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut në Iran, duke përfshirë shtypjen e dhunshme të protestave paqësore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë planifikuar vendosjen e sanksioneve ndaj Policisë së Moralit të Iranit dhe zyrtarëve të lartë të sigurisë që janë përfshirë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut.

Deklarata vuri në dukje se Policia e Moralit, një element i Forcave të Zbatimit të Ligjit të Iranit, arreston gratë për veshjen e papërshtatshme të hixhabit dhe zbaton kufizime të tjera ndaj lirisë së shprehjes. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama takon presidentin Biden
Artikulli tjetërBritania e Madhe, ndihmë Policisë së Shtetit për mbrojtjen kibernetike

You may also like