SHBA “tradhëton” Prishtinën – Shqip

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka nisur aksionin e hyrjes në objektin e komunës së Leposaviqit, pasi më herët e ka bërë këtë gjë në  objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok.

Pjesëtarë të policisë dhe njësive speciale hynë në ndërtesat e komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut, ku paraprakisht ishin mbledhur serbët për të penguar marrjen e komunave dhe gjatë depërtimit u hodhën bomba shokuese dhe gaz lotsjellës.

Rreth 10 persona u plagosën.

Automjetet e njësive speciale janë dislokuar në Zveçan dhe një automjet i policisë së Kosovës është djegur.

Kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, Izmir Zeqiri dhe Iljir Peci, të zgjedhur në zgjedhjet e bojkotuara nga serbët, kanë hyrë në ndërtesat respektive komunale.

Por ndërkohë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka dënuar veprimet e autoriteteve kosovare dhe ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

“SHBA-ja dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve të Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier në profilin e tij në Twitter.

Më tej, senatori amerikan Chris Murphy ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet “menjëherë t’i japë fund provokimit”, kur bëhet fjalë për trazirat në veri të Kosovës.

“Sapo isha në telefon me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Cholet për këtë zhvillim shqetësues. Në takimin e së hënës në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk ka përmendur planin për qasje në objektet komunale. Si mik i Kosovës jam krejtësisht i befasuar dhe ai duhet të ndalojë menjëherë këtë provokim”, ka shkruar Murphy në llogarinë e tij në Tëitter.

Ai shtoi se komunat nga veriu janë pjesë e Kosovës dhe janë nën juridiksionin e Prishtinës, por se duke marrë parasysh situatën e tensionuar, ky është një hap “qëllimshëm” provokues dhe i panevojshëm.

“Po, këto komuna janë pjesë e Kosovës dhe janë nën juridiksionin e Prishtinës. Këta zyrtarë kanë të drejtë teknike ligjore për të hyrë në këto ndërtesa. Por tani, me një situatë kaq të tensionuar në veri, është një hap qëllimisht provokues dhe i panevojshëm”, tha Murphy.

Së bashku me senatorin amerikan Gary Peters, ai ishte në Serbi të mërkurën dhe të enjten, ndërsa më herët të dy senatorët kishin vizituar Kosovën.

Reagimi ng Prishtina

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kryetarët e komunave në veri të Kosovës mund t’i kryejnë detyrat e tyre vetëm nga ndërtesat komunale.

Ai e tha këtë pas tensioneve në komunat veriore, protestave të qytetarëve, të shtënave dhe përdorimit të bombave shokuese.

“Kryetarët e komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët kanë dhënë betimin dje, e kanë obligim ligjor që menjëherë të fillojnë punën. Institucionet publike kanë detyrimin të sigurojnë kushtet që të mund të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Detyrat e tyre mund t’i kryejnë vetëm nga objektet komunale”, tha Bislimi.

Ai shtoi se pavarësisht se të zgjedhurit, siç tha ai, nuk gëzojnë mbështetjen e çdo qytetari, kjo nuk do të thotë se “qytetarët e pakënaqur mund të bllokojnë të zgjedhurit që të vijnë në vendet e tyre të punës”.

Ai u bëri thirrje “mekanizmave të sigurisë” që t’u japin kohë zyrtarëve të sapozgjedhur për të “treguar se sa qëndrojnë pas premtimeve të bëra dhe parimeve të qeverisjes së drejtë, efikase, transparente në shërbim të qytetarëve”.

Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare i ka njohur si legjitime zgjedhjet e pjesshme në veri, paçka se u bojkotuan nga serbët, prej të cilave dolën fitues katër kandidatët shqiptarë.  /tesheshi.com/

You may also like