SHBA-të pastrojnë korrupsionin në Bullgari – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KONGRESMENI VË NË DUKJE KEQPËRDORIMET NË PROKURORINË PUBLIKE NË SOFJE

Kongresmeni amerikan Voren Dejvidson i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave në SHBA që të marrë masa kundër prokurorit shtetëror bullgar Ivan Geshev për “veprimtari korruptive” të cilat “i kërcënohen stabilitetit dhe sigurisë së aleatëve të NATO-s në Evropë”. Sipas dokumentit, të cilit i referohet portal evropian “Euraktiv”, republikani Dejvidson, anëtar i Komisionit për Financa, i ka dërguar letër Ministrisë së Financave, në të cilën paralajmëron se “koka e ndikimit malinj rus është e fokusuar në Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe vende anëtare si Bullgaria. Para pak kohësh edhe në Maqedoninë e Veriut qëndroi ekipi amerikan për sanksione, pasi paraprakisht ambasadorja amerikane paralajmëroi “qasje më agresive ndaj aktorëve të korruptuar në të kaluarën dhe atyre aktualë”.

Kongresmeni Dejvidson në letrën që ia ka dërguar Ministres së Financave Xhenet Jalen thekson se “mosrespektimi i dukshëm i sanksioneve amerikane nga ana e prokurorit kryesor bullgar është sjellje e papranueshme, të cilës duhet t’i përgjigjen në mënyrë adekuate.” Që të mos ketë dyshime, ai për letrën e dërguar konfirmoi edhe në Twitter.

“Letra ime në lidhje me Bullgarinë është reale, siç është real dhe i përhapur shqetësimi për shkak të anashkalimit të sanksioneve” – tha Voren Dejvidson, twitter.

Në letër Dejvidson i referohet dënimit të shqiptuar nga një gjykatë bullgare, sipas të cilit akti amerikan në Bullgari nuk vlen. Përkatësisht se sanksionet për korrupsion kundër tre bullgarëve të profilit të lartë dhe rrjetit të tyre prej 64 bashkëpunëtorëve dhe njësive të biznesit, të shqiptuara nga Ministria amerikane e Financave që në qershor të vitit 2021, nuk mund të zbatohen në vend. Vitin e kaluar, SHBA-të brenda një dite e zbatuan operacionin më të madh global deri më tani – Magnitski, kundër 65 personave fizikë dhe juridikë në Bullgari, për korrupsion serioz. Në mesin e tyre ishte edhe manjati i njohur i lojërave të fatit Vasil Boshkov, ishdeputeti dhe manjati mediatik Delan Peshevski, si dhe zv/drejtori i Byrosë për kontroll të pajisjeve speciale për zbulim Ilko Zhelaskov. Boshkov pohohet se në më shumë drejtime ka paguar më pak, përfaqësues të qeverisë, disa liderë aktualë politikë dhe një ishkryetar të Komisionit të shpërndarë të lojërave të fatit. Për Peshevskin, ishdeputet, i cili shpesh lidhet me korrupsionin, pohohet se me ryshfet në më shumë institucione është mbrojtur nga mbikëqyrja dhe kontrolli. Së bashku me Zhelaskov, në mes tjerash, pohohet se kanë udhëhequr skemën korruptive për dhënien e dokumenteve për nënshtetësi bullgare për të huajt, por edhe se kanë shantazhuar ministra të qeverisë duke u kërcënuar me akuza penale nëpërmjet Prokurorisë Shtetërore Publike.

“Shfrytrëzimi i zyrës si armë në dobi të krimit të organizuar dhe korrupsionit është goditje serioze ndaj stabilitetit të vendit partner i rëndësishëm në NATO dhe në përgjithësi në gjithë rajonin e Ballkanit” – tha Dejvidson.

Dejvidson ka shprehur keqardhje që në sistemin gjyqësor bullgar nga marsi i vitit 2021 deri më tani ka vetëm eskalim të shpërdorimeve, ndërsa infrastruktura kritike e mbrojtjes dhe kompanitë rregullisht bartin para në bankat ruse që janë nën sanksione.

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

You may also like