SHBA-të mbesin të përkushtuar për ta ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe shëndetësor.

Latifi tha se projektet konkrete të ofruara nga SHBA-të, kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe veçanërisht në përballjen me COVID-19.

Këto deklaraime i pari i shëndetësisë së Kosovës i bëri në takim me të ngarkuarin me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nick Giacobbe dhe Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, Zeinah Salahi.

Giacobbe ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.

You may also like