SHBA-të mbështesin çdo ndryshim për hapjen e rrugës evropiane – Shqip

by admin
Spread the love

Këshilltari Dereck Chollet të mërkurën në Shkup

Ambasadorja amerikane Angela Aggeler u sugjeron autoriteteve dhe të gjithë funksionarëve të zgjedhur në vend që sa më shpejt t’i bëjnë të gjitha ndryshimet e nevojshme për hapjen e negociatave aderuese me BE-në, sepse anëtarësimi sjell përfitime për vendin.

“Besojmë se aderimi në BE është i rëndësisë kyçe dhe do të ketë përfitime të mëdha për këtë vend. I motivojmë liderët dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre, sa më shpejt që është e mundur t’i bëjnë të gjitha reformat e mundshme të cilat do ta hapin rrugën aderuese drejt BE-së. E dimë se këto janë vendime të vështira, por ne mbështesim gjithçka që do t’ju mundësojë lëvizje në këtë rrugë”, deklaroi Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler.

Në prag të vizitës rajonale të këshilltarit të lartë në Departamentin e Shtetit, Dereck Chollet, i cili ditën e mërkurë do të qëndrojë në Shkup, ambasadorja thotë se stabiliteti i rajonit është në fokus të bisedimeve të tij me autoritetet lokale.

“Të diskutohen prioritetet e përbashkëta, mendoj se e keni dëgjuar intervistën e tij të paradokohshme ku flet për disa nga këto prioritete, siç është lufta kundër korrupsionit  dhe kjo do të mbetet prioritet për Uashingtonin dhe do të ngrejë disa çështje gjatë vizitës së tij”, tha Aggeler.

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani e njoftoi ambasadoren Aggeler për prioritetet e Maqedonisë së Veriut si vend kryesues me OSBE-në, por edhe me Kartën e Adriatikut, ku vendi propozon koncept të ri për përforcimin e sigurisë në Ballkan.

“Shkurtimisht, vendeve anëtare u propozojmë, së pari – brenda në NATO, përforcim të koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të vendeve nga Karta që janë anëtare të NATO-s, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi. Gjithsesi, së bashku me SHBA-të, si themelues të Kartës”, deklaroi ministri Osmani.

Avancimi i sigurisë evropiane asnjëherë nuk ka qenë kaq i rëndësishëm për Evropën siç është sot, vlerësuan dy diplomatët, duke shtuar se agresioni rus në Ukrainë dërgoi sinjal për t’u zgjuar për domosdoshmërinë nga organizata si NATO-ja dhe Karta e Adriatikut dhe sanim të minimit të sigurisë evropiane dhe rendit ndërkombëtar./KlanMacedonia

 

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

You may also like