SHBA – Studentja palestineze refuzon t’i shtrëngojë dorën sekretarit Antony Blinken

by admin
Spread the love

Universiteti i Xhorxhtaunit, në kryeqytetin Uashington të SHBA-së, organizoi të dielën ceremoninë e diplomimit për studentët që përfunduan me sukses arsimin e lartë këtë vit.

Një studente palestineze, e cila u ngjit në skenë për të marrë diplomën e saj duke valëvitur flamurin palestinez që mbante në dorë, nuk ia dha dorën shefit të diplomacisë amerikane që ishte në skenë dhe po përgëzonte të gjithë studentët e diplomuar.

Mësohet se studentja në fjalë, e cila shmangu sekretarin Antony Blinken dhe u shtrëngoi dorën të tjerëve në skenë, gjatë atyre çasteve kritikoi politikat e administratës amerikane.

You may also like