SHBA – Slotkin: Rreth 75 000 rusë të vrarë ose të plagosur në luftën në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Më shumë se 75 000 rusë janë vrarë ose janë  plagosur gjatë luftës në Ukrainë, tha një ligjvënës amerikan për CNN.

Demokratja Elissa Slotkin foli me transmetuesin pas një konferencë konfidenciale me zyrtarë nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

“Ne jemi informuar se mbi 75 000 rusë janë vrarë ose plagosur dhe mbi 80% e forcave të tyre tokësore janë të bllokuara dhe të lodhura”, theksoi ajo.

Vlerësimi më i fundit i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) ishte se 15 000 forca ruse kishin vrarë në luftime.

Nuk ka të dhëna zyrtare nga pala ruse për numrin e të vdekurve të ushtrisë së saj.

Rusia pushtoi Ukrainën fqinje më 24 shkurt./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA
Artikulli tjetërVolumi i mallrave të transportuara përmes porteve, 307,8 mijë tonë

You may also like