SHBA – Senati amerikan publikon marrëveshjen bipartizane për Ukrainën

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 5 shkurt /ATSH-ANSA/ – Senati amerikan ka nxjerrë një marrëveshje bipartizane për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin dhe fondet për krizën e emigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja prej 118 miliardë dollarësh përfshin rregulla më të rrepta për kërkesat për azil, kusht që republikanët kishin vendosur për t’i dhënë dritën jeshile ndihmave të tjera.

Joe Biden ka dhënë mbështetje të fortë për marrëveshjen dypartiake.

”Është frut i më shumë se dy muaj negociatash dhe punës së administratës, natë e ditë, pushime dhe fundjavë”, tha presidenti, duke nënvizuar se ligji do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kufijtë më të sigurta”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakShkodër, shpëtohen pas 12 orësh kërkim 5 alpinistët në Bogë


You may also like