SHBA – Scholz dhe Biden diskutojnë në Uashington për Ukrainën dhe LM-në dhe NATO-n

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz është nisur për vizitën e tij të tretë në Uashington që nga marrja e detyrës pak më shumë se dy vjet më parë.

Ai planifikon të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA Joe Biden për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe samitin e NATO-s të kësaj vere.

Pas mbërritjes së tij në mbrëmje, Scholz fillimisht ka një takim me anëtarët e Kongresit amerikan.

Të premten në mëngjes programi përfshin një mëngjes me sipërmarrës amerikanë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në nëntor.

Biden dëshiron të kandidojë sërish.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump konsiderohet si sfiduesi më i mundshëm republikan./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like