SHBA – Sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë rrisin çmimin e naftës

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 5 prill /ATSH-DPA/- Çmimet e naftës u rritën pasi ranë ndjeshëm një ditë më parë, kryesisht në përgjigje të planit të Shtëpisë së Bardhë për të lëshuar 180 milionë fuçi naftë bruto nga Rezerva Strategjike e Naftës dhe shenjave të një bllokade të zgjatur Covid-19 në Shangai, qendra financiare kineze.

Kontratat e naftës së papërpunuar Brent u rritën 1.5% në 108.26 dollarë për fuçi, ndërsa ato amerikane u rritën 1.7% në 103.72 dollarë.

Shqetësimet për ofertën vazhdojnë ndërsa tregjet presin sanksione të reja për të ndëshkuar Moskën për mizoritë e supozuara në Ukrainë, diçka që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi si “krime lufte”.

Komisioni Evropian ka propozuar tashmë sanksione të reja, duke përfshirë ndalimin e importit të qymyrit rus, duke ngritur shqetësime për një sfidë të re të furnizimit global.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like