SHBA qetëson qytetarët: S`ka krizë, sistemi ynë bankar i sigurtë!

by admin
Spread the love

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u përpoq të qetësonte qytetarët amerikanë me pohimet se pavarësisht panikut që përfshiu tregjet pas kolapsit të bankës Sillicon Valley dhe asaj Signature, situate është në kontroll dhe sistemi bankar i SHBA-së, mbetet i sigurt.

Veprimet e kësaj jave demonstrojnë qartë angazhimin tonë të plotë për t’u siguruar që sistemi ynë financiar të mbetet i fortë, dhe që depozitat të mbeten të sigurta. Mund t’i siguroj anëtaret e komisionit se sistemi ynë banker është i shëndetshëm e solid.“- shprehet sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Dështimi I dy bankave njëra pas tjetrës shënoi goditjen më të madhe të këtij për sektorin që prej krizës financiare të 2008-tës, e i detyroi autoritetet amerikane të ndërhynin me shpejtësi për mbrojtjen e depozitave.

Mes frikës së një efekti domino, Rezerva Federale njoftoi gjithashtu se do t’u vendoste bankave në dispozicion fonde shtesë me qëllimin t’i ndihmojë të përballoj nevojat e klientëve, përfshirjen dhe tërheqjen e parave. Yellen u bë zyrtarja e parë e administratës së presidentit Joe Biden që përballet me ligjvënësit lidhur me vendimin për të mbrojtur paratë e pasiguruara në dy bankat e falimentuara rajonale, lëvizje kjo që është kritikuar nga disa vëzhgues.


Top Channel

You may also like