SHBA – Pentagoni paralajmëron për mundësinë e një ofensive të re ruse në Ukrainë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 29 mars /ATSH-DPA/- Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së e konsideroi sot njoftimin e Rusisë për të reduktuar ndjeshëm luftimet në Ukrainën veriore, si një manovër taktike, ndërsa një zyrtar paralajmëroi për mundësinë e sulmeve të reja në pjesë të tjera të vendit.

“Askush nuk duhet të mashtrohet nga deklarata e Rusisë”, deklaroi sot zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Deri më tani, ishte e dukshme se një numër i vogël i trupave ruse po lëviznin në veri të Kievit larg kryeqytetit”, tha ai, duke shtuar se nuk ishte i përgatitur të besonte arsyetimin rus për një tërheqje.

“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë dhe se ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur për një ofensivë të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës,” tha Kirby.

Qëllimi i forcave ruse për të kapur Kievin dështoi. Megjithatë, Rusia mund të vazhdojë të bombardojë Kievin me raketa nga larg. Kjo nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka mbaruar”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like