SHBA – Pentagoni: Ngritja e portit të përkohshëm në Gaza do të zgjasë deri në 60 ditë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 9 mars /ATSH-DPA/ – Krijimi i një porti të përkohshëm të planifikuar nga SHBA-ja për të ofruar ndihma në Rripin e Gazës ka të ngjarë të zgjasë deri në dy muaj, sipas vlerësimeve të Pentagonit.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pat Ryder tha dje se duhen rreth 60 ditë që porti i përkohshëm të bëhet plotësisht funksional. Pasi të ketë përfunduar, mund të përdoret 24 orë në ditë. Atëherë do të ishte e mundur të jepeshin deri në dy milionë vakte në ditë.

Ryder theksoi se, ndërkohë, SHBA-ja po përpiqet të rrisë ndjeshëm dërgesat nga toka, pasi kjo është mënyra më efektive për të sjellë ndihma në zonën e krizës.

Qeveria amerikane njoftoi të enjten se ushtria amerikane synonte të krijonte një port të përkohshëm në Gaza për të dërguar ushqim, ujë dhe ilaçe në zonën e luftës në funksion të emergjencës humanitare.

Ryder tha se plani ishte të ngrihej një skelë lundruese në brigjet ku mund të ankoroheshin anijet tregtare që transportonin furnizime ndihmash. Mallrat do të transferoheshin më pas në anije të tjera të marinës amerikane dhe do të silleshin në një digë lundruese, ku përfundimisht do të shkarkoheshin.

Ryder shtoi se plani parashikon praninë e ushtarëve dhe anijeve ushtarake amerikane në brigjet, por nuk kërkon që forcat amerikane të dalin në breg, madje as të krijojnë strukturat.

SHBA po koordinohet me vendet e tjera për të organizuar funksionimin e digës dhe shpërndarjen e ndihmave. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like