SHBA – Pentagoni: Kina po përshpejton zgjerimin e arsenalit bërthamor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Kina po përshpejton ndjeshëm zgjerimin e arsenalit të saj bërthamor dhe mund të katërfishojë numrin e kokave të saj bërthamore deri në vitin 2035, sipas një raporti të publikuar nga ushtria amerikane.

”Pekini mund të ketë ndoshta një arsenal prej rreth 1 500 kokash deri në vitin 2035”, sipas raportit vjetor të Departamentit të Mbrojtjes për Kinën në Kongresin e SHBA.

Sipas raportit, Pentagoni vlerëson se stoku aktual i Kinës është rreth 400 koka bërthamore operacionale.

Vitin e kaluar, Pentagoni tha se numri i kokave bërthamore kineze mund të rritet në të paktën 1 000 deri në vitin 2030.

Në atë kohë, qeveria e SHBA njoftoi se kishte një rezervë prej 3 750 kokash bërthamore që nga shtatori 2020.

Që nga viti 1994, SHBA ka çmontuar 11 683 koka bërthamore, sipas këtij informacioni.

“Sa më shumë përhapje të jetë, aq më shqetësues është, aq më destabilizues është për rajonin”, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Pat Ryder./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like