SHBA na duan lider në rajon! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Athina zyrtare ka nisur të propagandojë si shumë të veçantë dhe me një rëndësi thelbësore Marrëveshjen e saj të Bashkëpunimit dhe Mbrojtjes Reciproke me SHBA, firmosur pak ditë më parë në Uashington.

Kryedioplomati Nikos Dendias, ka përcjellë përmes një interviste për Kathemirini-n komentet për rëndësinë e këtij akti. Dendias nënvizon se duke qenë se për SHBA aktualisht interesat kryesore janë në zonën e Indo-Paqësorit, më pas në Lindjen e Mesme dhe së treti në Europë, marrëveshja në fjalë fiton tjetër optikë dhe i jep Greqisë tjetër peshë.

Ai i përshkruan marrëdhëniet e tanishme mes të dyja vendeve si ngritura në një nivel të paprecedent duke konsideruar edhe se përhapja e forcave amerikane në Greqi injoron rolin e mbivlerësuar sipas tij të Turqisë në rajon.

“Përfundimi im bazik nga takimet në SHBA është se…është skajshmërisht pozitive për interesat tona kombëtare që SHBA e konsideron vendin tonë me rëndësi speicale. E sheh Greqinë si një vend të aftë të luajë një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor dhe pranimin e vendeve të këtij rajoni në BE”, ka thënë Dendias, duke vënë në dukje se SHBA nuk ka asnjë marrëveshja dypalëshe të tillë në Europë. /tesheshi.com/

You may also like