SHBA mund të dërgojë tanke ‘M1 Abrams’ në Ukrainë

by admin
Spread the love

Uashingtoni pritet që të mërkurën të njoftojë se dërgimin e dhjetëra tankeve ‘M1 Abrams’ në Ukrainë, ndërsa Berlini ka vendosur të dërgojë tanke Leopard 2.

Mbështetja për dërgesat e tankeve po bëhet pasi Ukraina shkarkoi disa zyrtarë të lartë si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar korrupsionin në vend.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje përsëri aleatëve perëndimorë që të jepnin tanket e tyre më moderne, pasi u nevojiten.

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara deri tani janë treguar të kujdesshme ndaj mbështetjes me armë, pasi kjo gjë mund t’i japë Kremlinit arsye për të zgjeruar konfliktin.

Rusia ka paralajmëruar se furnizimet me armë moderne sulmuese në Ukrainë do ta përshkallëzojnë luftën.

Dorëzimi i tankeve luftarake nga Shtetet e Bashkuara do të ishte një një tjetër provokim flagrant. Është e qartë se Uashingtoni po përpiqet qëllimisht të na shkaktojë humbje strategjike. Tanket amerikane do të shkatërrohen nga ushtria jonë në të njëjtën mënyrë siç po shkatërrohen pajisjet tjera të NATO-s”, tha ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov.

 


Top Channel

You may also like