SHBA – Këshilli i Sigurisë Kombëtare dënon sulmin kibernetik kundër Shqipërisë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 11 shtator /ATSH/ – Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane i Shtëpisë së Bardhë (WHNSC) dënoi sulmin kibernetik kundër Shqipërisë dhe e mbështet këtë të fundit në përpjekjet e saj për rimëkëmbjen e sistemit.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë”, thuhet në një postim në Twitter të këtij këshilli.

”Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe për t’u rimëkëmbur (nga ky sulm kibernetik – shën. i përkth)”, shtohet në deklaratën e WHNSC-së./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Shkolla “Iliria” në Fushë-Krujë me panele diellore për prodhimin e energjisë

You may also like