SHBA-ja prezanton programin e ri, u autorizon 23,000 ukrainasve lejen e qëndrimit

by admin
Spread the love

Departamentit të Sigurisë Kombëtare  ka deklaruar se më shumë se 23,000 ukrainas janë autorizuar të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e programit të Bidenit për refugjatët ukrainas.

Gjatë muajit prill presidenti i SHBA, Joe Biden njoftoi për tu bashkuar me Ukrainën për nismën që u jep mundësinë ukrainasve të interesuar të shkojnë atje për një periudhë të përkohshme.

Programi kërkon që ukrainasit që kërkojnë të hyjnë në SHBA të sponsorizohen nga një qytetar ose individ amerikan, i cili mund të përfshijë organizatat e zhvendosjes dhe organizatat jofitimprurëse.

Për tu kualifikuar aplikantët duhet gjithashtu t’i nënshtrohen verifikimeve dhe kontrolleve të sigurisë, duke përfshirë kontrollet e nevojshme mjekësore si dhe vaksinimet e plota, duke përfshirë marrjen e vaksinës Covid-19.

Sipas CNN, duke nisur që nga dita e sotme, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigrimit të SHBA-së kanë marrë më shumë se 42,000 kërkesa nga aplikantët që pranojnë të mbështesin ukrainasit, sipas DHS.

Më shumë se 5,800 ukrainas kanë mbërritur në SHBA sipas programit, ndërsa ukrainasit kanë pak kohë për të blerë një biletë avioni dhe për të udhëtuar drejt këtyre shteteve.


Top Channel

You may also like