SHBA-ja i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë dhënë 17 milionë dollarë për të fuqizuar kapacitetet e ushtrisë e Shqipërisë, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjenerali Begaj tha se gjatë takimit që ka mbajtur këtë javë me shefin e ushtrisë amerikane, gjeneralin Mark Milley, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy shteteve, por edhe për luftën në Ukrainë.

Shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse. Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”, tha Begaj.

Më herët gjatë javës u bë e ditur që Shqipëria ka blerë sisteme raketash Javelin nga kompania amerikane, Lockheed Martin.

Gjenerali Begaj nuk bëri të ditur sesa raketa kundërajrore ka blerë Shqipëria, por tha se këto armë “do të rrisin fuqinë tonë mbrojtëse kundërajrore”.

Gjenerali Begaj tha se prania e forcave speciale amerikane do të ndihmojë në këshillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.


Top Channel

You may also like