SHBA, Gjykata e Lartë pritet të vendosë në favor të gjigantëve të teknologjisë në një rast që lidhet me një sulm terrorist

by admin
Spread the love

Gjykata e Lartë u duk skeptike të mërkurën mbi një padi që kërkonte të bënte përgjegjëse kompanitë e mediave sociale për një sulm terrorist në një klub nate turk që shkaktoi vdekjen e 39 personave.

Gjatë argumenteve në Gjykatën e Lartë disa gjyqtarë nënvizuan se nuk kishte prova që lidhnin Twitter-in, Facebook-un dhe Google-n, direkt me sulmin e vitit 2017 në klubin e natës Reina në Stamboll. Familja e një personi që mbeti i vrarë nga sulmi thotë se kompanitë ndihmuan dhe janë bashkëfajtore për sulmin për shkak se sipas tyre kontribuan në rritjen e grupit të Shteti Islamik, i cili mori përgjegjësinë për sulmin.

Vendimi i gjykatës mbi çështjen e shqyrtuar këtë të mërkurë dhe një çështje të lidhur me të, që u shqyrtua një ditë më parë është i rëndësishëm, veçanërisht për shkak se kompanitë e teknologjisë, nuk mbajnë përgjegjësi për materialet e postuara në platformat e tyre, cka u ka mundësuar atyre të shndërohen në gjigantët që janë sot.

Në qoftë se gjykata rrëzon padinë që lidhet me sulmin në Turqi, kjo mund të shmangë një vendim të madh mbi imunitetin ligjor të kompanive. Ky vendim do të linte të pandryshuara rregullat aktuale të veprimtarisë së kompanive, por gjithashtu do të linte të hapur mundësinë që drejtësia të mund ta trajtonte çështjen përsëri në një rast të mëvonshëm.

Gjykatësja Amy Coney Barrett ishte midis anëtarëve të gjykatës që sugjeroi se padisë kundër kompanive i mungojnë specifikat e nevojshme në zbatim të ligjit federal kundër terrorizmit. Zonja Barret tha se padia duhet të ketë akuza specifike “jo vetëm rekrutimin e përgjithshëm apo radikalizim të njerëzve”.

Gjykatësi Neil Gorsuch, i tha një avokati të familjes se ai e “kishte vështirë të kuptonte përputhjen e padisë me kërkesat ligjore, pra se kompanitë me vetëdije kishin ndihmuar një person të kryejë një akt terrorist.

Çështja ligjore bazohet tek Akti i Drejtësisë Kundër Mbështesve të Terrorizmit, i cili lejon amerikanët e plagosur nga një sulm terrorist jashtë vendit, të ngrenë padi në një gjykatë federale, duke kërkuar dëmshpërblim financiar. Bazuar në këtë ligj, shtetasit amerikanë, anëtarë të familjes së Nawras Alassaf-it, i cili u vra gjatë një sulmi në klubit e natës Reina, paditën kompanitë Twitter, Facebook dhe YouTube.


Top Channel

You may also like