SHBA – Gjykata dënon ish-presidentin Trump për shpifje

by admin
Spread the love

NJU JORK, 27 janar /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti amerikan, Donald Trump duhet t’i paguajë 83,3 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll për shpifje dhe të ndalojë së shkatërruari reputacionin e saj, vendosi dje një gjykatë amerikane.

Juria e përbërë nga shtatë burra dhe dy gra dha vendimin e dëmshpërblimit pasi u diskutua për më pak se tre orë.

Ata i dhanë Carroll 18,3 milionë dollarë dëmshpërblim që rrjedhin nga dy deklaratat e Trump në qershor 2019, të cilat një gjykatës më parë i shpalli si shpifëse, dhe 65 milionë dollarë si dëmshpërblim ndëshkues për vazhdimin e shpifjes kundër saj.

Gjatë dy ditëve në gjykatë, 80-vjeçarja Carroll përshkroi emocionalisht se si Trump shkatërroi ndjenjën e saj të sigurisë dhe e la atë në frikë të vazhdueshme për jetën e saj, ndërsa po luftonte me një vërshim të pandërprerë kërcënimesh me vdekje dhe abuzime nga mbështetësit e tij.

Shkrimtarja dëshmoi se flinte me një armë të mbushur në shtëpinë e saj, ku jeton e vetme.

“Ajo tha diçka që unë e konsideroj si një akuzë të rreme”, tha Trump duke shtuar më vonë se ”unë thjesht doja të mbroja veten, familjen time dhe, sinqerisht, presidencën”.

Shuma prej 83,3 milionë dollarësh i shtohet pesë milionë dollarëve që Trump i detyrohet Carrollit nga padia tjetër që ajo ngriti kundër tij në vitin 2022, të cilën ai e humbi në gjyq në maj, kur juria e parë që shqyrtoi akuzat e saj zbuloi se ish-presidenti e kishte sulmuar seksualisht në ”Bergdorf Goodman”, në ”Fifth Avenue” në 1996.

Në gjyqin e vitit të kaluar, Carroll, edhe një ish-prezantuese televizive, kaloi ditë të tëra në gjykatë duke përshkruar me detaje se si Trump e sulmoi dhunshëm atë.

Trump ishte i martuar me Marla Maples në atë kohë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like