SHBA/ Drejt divorcit kongresmenia ultra-konservatore pas ‘zhurmave’ për tradhti me ‘shëruesin shpirtëror’ (fotot)

by admin
Spread the love

48 vjeçari Perry Greene, raportohej sot se po kërkon divorcin nga bashkëshortja, kongresmenja e njohur republikane e çështjeve konservatore nga Georgia, Marjorie Taylor Greene.

Çifti ishin martuar në gusht 1995, dhe kanë tre fëmijë të rritur së bashku, gjatë rreth tre dekadave martesë.

Në dokumentet e gjyqit thuhej se dyshja ishin ndarë edhe më parë nga njëri-tjetri, por nuk tregohej motivi i prishjes së fundit.

Perry ka kërkuar në gjykatë ndarjen e barabartë të aseteve të tyre, në dokumentet e depozituara në fillim të javës në Georgia.

Republikania Marjorie, gjithashtu 48 vjeçe, tha në një deklaratë për rrjetin TMZ: “Martesa është diçka e mrekullueshme dhe unë jam besimtare e plotë e saj. Shoqëria jonë krijohet nga një burrë e një grua që krijojnë familje dhe e rrisin e ushqejnë atë”.

“Së bashku unë e Perry formuam një familje dhe rritëm tre fëmijë. Kjo më dha titullin më të bukur që kam marrë ndonjëherë: Nënë. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës atij për babanë e mrekullueshëm që ka qenë për fëmijët tanë”.

Divorci nuk është një zhvillim i mirë politik për Marjorie e cila kandidon për rizgjedhje në fushatën e mesit të mandatit.

Zhvillimi gjithashtu pason zhurma në media për një histori intime të kongresmenes me një ‘guru’ që frekuentonte në kohën e nsijes së procedurave të ndarjes e divorcit.