SHBA – Do të bëj gjithçka në fuqinë time për të luftuar ndryshimet klimatike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – Kur vjen puna për të luftuar ndryshimet klimatike, nuk pranoj asnjë jo si përgjigje, shktoi në Twitter presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

”Në javët e ardhshme, unë do të përdor fuqitë e mia për t’i kthyer premtimet në veprim zyrtar dhe zyrtar të qeverisë ndaj luftës mbi ndryshimet klimatike”, shtoi Biden.

“Do të bëj gjithçka në fuqinë time për të fituar sfidën e energjisë së pastër”, shtoi ai.

Drejtori rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge, duke e përshkruar valën e vazhdueshme të të nxehtit në Evropë si të paprecedentë, të frikshme dhe apokaliptike, ka bërë të ditur se kjo valë e të nxehtit në Portugali dhe Spanjë ka shkaktuar 1 700 viktima.

Kluge tha se situata përsëri tregon “nevojën e dëshpëruar për veprime panevropiane për të trajtuar në mënyrë efektive ndryshimet klimatike, krizën gjithëpërfshirëse të kohës sonë që po kërcënon shëndetin individual dhe vetë ekzistencën e njerëzimit”.

“Që kjo të ndodhë, qeveritë duhet të demonstrojnë vullnet politik dhe lidership të vërtetë në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, duke e zëvendësuar me bashkëpunim ndarjen dhe retorikën boshe”, tha ai.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like