ShBA dërgon 6 avionë luftarakë në Gjermani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) njoftoi se do të dërgojë në Gjermani 6 avionë luftarakë të tipit “EA-18G Growler” me aftësi luftarake elektronike.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, i cili tha se avionët do të dërgohen në Gjermani si pjesë e përpjekjeve të NATO-s kohët e fundit për të fortifikuar krahun lindor të NATO-s.

Duke theksuar se këta avionë dërgohen për të treguar prezencë në rajon, Kirby deklaroi se avionët janë të njohur për aftësitë e tyre të luftës elektronike dhe interceptimit (kapje me radar).

Kirby vuri në dukje se bashkë me këta avionë në Gjermani do të dërgohen edhe 240 ushtarë, përfshirë ekipet e mirëmbajtjes.

You may also like