UASHINGTON, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Kandidatja demokrate për president të SHBA-së, Kamala Harris, u pa më mirë se kundërshtari i saj republikan, Donald Trump, në një sondazh me shikuesit, pas debatit televiziv të së martës në Filadelfia.
Nga të anketuarit, 45% shprehën një opinion të favorshëm për Harris, krahasuar me 39% për Trump.
Sondazhi, i votuesve të regjistruar që ndoqën debatin, u krye nga një organizatë sondazhi për llogari të disa medieve amerikane, përfshirë CNN.
Sondazhi tregoi se 44% e shikuesve nuk ishin të prirur ndaj Harris pas duelit televiziv, ndërsa 51% e të anketuarve i dhanë Trump një vlerësim të pafavorshëm.
Në një fushë Trump ishte qartë përpara, ku rreth 55% e të anketuarve mendonin se Trump kishte më shumë kompetencë ekonomike sesa Harris, e cila shënoi 35%.
Por, numrat mund të mos nënkuptojnë shumë.
Rreth 82% e të anketuarve thanë se debati televiziv nuk do të kishte asnjë ndikim në votën e tyre në nëntor./ a.jor.