SHBA – CNN: Kaos me fluturimet dhe energjinë elektrike pas motit të skajshëm

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 23 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Mbi 3 100 fluturime në të gjithë territorin amerikan janë anuluar, ndërkohë që mbi 10 400 fluturime të tjera janë vonuar nga stuhitë që kanë prekur SHBA-në, të quajtura ndryshe ”snowmaggedon”, dhe që po përfshijnë të gjithë vendin, sipas CNN.

”Mbi 650 000 banorë janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq dhe nga këta 100 000 në Xhorxhia, 70 000 në Teksas, 70 000 në Konektikat, 50 000 në Karolinën e Jugut dhe 45 000 në veri të Nju Jorkut”, shton CNN.

Shteti i Nju Jorkut , së bashku me Xhorxhian, Kentakin, Misurin, Marylandin, Karolinën e Veriut dhe Oklahomën, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të stuhive të paprecedentë të dimrit që media amerikane i ka quajtur tashmë një ”bombë ciklonike”.

Temperaturat e ngrirjes priten të arrijnë (minus 20 gradë Celsius) në disa zona malore të Wyoming.

Erërat e forta, reshjet e shumta të borës dhe i ftohti do të sjellin temperatura të ngrirjes gjatë Krishtlindjeve për miliona njerëz, ndoshta temperaturat më të ftohta në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar shumë shqetësime.

Meteorologët kanë folur për një ngjarje klimatike që ndodh një herë në një gjeneratë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like