SHBA – Çfarë kërkoi FBI-ja në shtëpinë e Trumpit?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MAJAMI, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Kur ekipet e agjentëve të FBI-së trokitën në derën e klubit luksoz në Mar-a-Lago, ata po kërkonin dokumente sekrete që ish-presidenti amerikan, Donald Trump dyshohet se kishte marrë me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, tha një burim i mirinformuar.

”FBI kreu një urdhër bastisje në klubin luksoz në pronësi të Trump, por ai nuk lidhej me hetimin e Departamentit të Drejtësisë për trazirat e 6 janarit 2021 në Capitol Hill”, tha burimi për ”Miami Herald”.

Në një deklaratë të gjatë, Trump e quajti bastisjen në rezidencën e tij të panevojshme dhe të paparalajmëruar.

Ai tha se ”zyrtarët e zbatimit të ligjit hynë në kasafortën e tij në Mar-a-Lago”.

Agjentët e FBI-së morën urdhrin e kontrollit nga një gjykatës federal në West Palm Beach për të mbledhur dhjetëra kuti që përmbanin materiale të dyshuara si sekrete.

Ata kishin arsye të mundshme për kërkimin sepse Trump dhe avokatët e tij kishin dorëzuar edhe më parë dokumente, që përmbanin materiale sekrete, në Administratën Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve.

”Por, agjentët dyshuan se Trump po mbante ende në mënyrë të paligjshme më shumë dokumente sekrete nga presidenca e tij në klubin e tij privat dhe në rezidencën në Mar-a-Lago”, tha burimi.

Nëse agjentët e FBI-së gjejnë prova në Mar-a-Lago që janë të rëndësishme për hetimin e 6 janarit, ata do të duhej të marrin një urdhër tjetër nga një gjykatës federal për t’i marrë me vete ato./ a.jor.

The post SHBA – Çfarë kërkoi FBI-ja në shtëpinë e Trumpit? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like