SHBA – Blinken në vizitë zyrtare në Tiranë

by admin
Spread the love

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Tiranë dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Gjatë vizitës në Tiranë, Blinken do të rikonfirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Në Mynih, sekretari amerikan i shtetit do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, si pjesë e delegacionit të SHBA-së të kryesuar nga zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris.

Blinken do të zhvillojë takime dypalëshe për të theksuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët për arritjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin e palëkundur për sigurinë transatlantike.

Sekretari amerikan i shtetit, Blinken do t’i bashkohet gjithashtu një forumi publik mbi multilateralizmin, me pjesëmarrjen e partnerëve ndërkombëtarë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like