SHBA – Blinken: Dialog azero-armen për zgjidhjen e konfliktit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Pas rifillimit të konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabahut në fillim të kësaj jave, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u bëri thirrje udhëheqësve të dy vendeve që të kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë për të zgjidhur konfliktin.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, Blinken zhvilloi dje telefonata të veçanta me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

”Blinken kërkoi dialogun e drejtpërdrejtë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për të zgjidhur çështjet që lidhen ose rezultojnë nga konflikti i Nagorni-Karabahut”, tha Price në një deklaratë.

Blinken e siguroi Pashinyanin se SHBA-ja po vëzhgonte nga afër situatën në dhe rreth Nagorni-Karabahut, ndërsa bëri thirrje për shpërshkallëzim të situatës në bisedën e tij me Aliyev.

Disa viktima dhe plagosje u raportuan kur luftimet në Nagorni-Karabah rifilluan të mërkurën./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like