UASHINGTON, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të interceptojë raketat që synojnë Izraelin, sipas Shtëpisë së Bardhë.
”Presidenti i SHBA-së Joe Biden urdhëroi sonte ushtrinë amerikane që të ndihmojë Izraelin të mbrohet kundër sulmit të nisur nga Irani dhe të rrëzojë raketat që synojnë këtë vend, një aleat i Shteteve të Bashkuara”, tha Shtëpia e Bardhë.
Presidenti në largim dhe zëvendëspresidentja e tij, kandidatja për zgjedhjet e 5 nëntorit, Kamala Harris, ndoqën sulmin nga e ashtuquajtura ”Dhoma e krizave”, në Shtëpinë e Bardhë, saktësohet në komunikatën e rastit./ a.jor.