SHBA – Biden: Tanket perëndimore në Ukrainë nuk përbëjnë një kërcënim për Rusinë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 25 janar /ATSH-DPA/- Tridhjetë e një tanket e betejës “Abrams” që SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë, do të ndihmojnë Kievin për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse, por nuk duhet të shihen nga Moska si një “kërcënim fyes”, deklaroi sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden.

“E gjithe kjo po bëhet për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë tokën ukrainase. Ky nuk është një kërcënim ndaj Rusisë”, u tha Biden gazetarëve.

Biden tha se dërgimi i tankeve amerikane në Ukrainë mund të përfshinte një proces i gjatë.

“Dorëzimi i këtyre tankeve në terren do të marrë kohë”, tha ai.

Njoftimi i Biden shënoi një ndryshim të madh për administratën e tij, e cila kishte thënë vazhdimisht se nuk kishte plane për të dërguar tanket.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMemorandum bashkëpunimi për sigurinë në punë në projektet e IPARD III

You may also like