SHBA – Biden: Pasoja të rënda nëse Rusia pushton Ukrainën

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden paralajmëroi homologun e tij rus Vladimir Putin për “pasojat e rënda dhe të shpejta” me të cilat do të përballej Moska nëse sulmon Ukrainën, në një telefonatë që zgjati sot pak më shumë se një orë midis dy liderëve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të detyrojnë pasoja të rënda dhe të shpejta mbi Rusinë, nëse kjo e fundit pushton Ukrainën’’, tha Biden.

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin folën në telefon për pak më shumë se një orë sot për Ukrainën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Telefonata mes presidentit Biden dhe presidentit rus Putin përfundoi në orën 12:06 (1706 GMT)”, tha një zyrtar amerikan./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like