SHBA – Biden në Irlandë për 25-vjetorin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 11 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë sot në Belfast, si pjesë e vizitës zyrtare në Irlandën e Veriut dhe Irlandë.

Biden pritet të mbërrijë sot në mbrëmje, në kryeqytetin e Irlandës së Veriut dhe të takohet me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Presidenti i SHBA-së ka planifikuar gjithashtu të mbajë një fjalim në një takim me studentët.

Vizita e tij po zhvillohet me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë të vitit 1998, që i dha fund konfliktit midis mbështetësve protestantë të bashkimit të vazhdueshëm me Britaninë e Madhe dhe atyre katolikë të një Irlande të bashkuar.

Biden do të niset nesër në Dublin, ku do t’i drejtohet parlamentit përmes një fjalimi.

Presidenti amerikan, Biden i cili është me origjinë irlandeze, gjithashtu ka në plan të vizitojë qytetet e lindjes së të parëve të tij.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like