SHBA – Biden dhe Macron konfirmojnë mbështetjen unanime për Ukrainën

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai francez, Emmanuel Macron përsëritën mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe paralajmëruan Rusinë për koston e lartë të çdo pushtimi të mundshëm.

Sipas Uashingtonit, të dy udhëheqësit “rishikuan koordinimin e vazhdueshëm si për diplomacinë ashtu edhe për përgatitjet për të imponuar kosto të shpejta dhe të rënda ekonomike ndaj Rusisë, nëse ajo pushton më tej Ukrainën”.

Biden dhe Macron ranë dakord se ekipet e tyre “do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë, duke përfshirë në konsultim me aleatët e NATO-s dhe partnerët e BE-së, për qasjen e koordinuar dhe gjithëpërfshirëse për trajtimin e këtyre çështjeve”.

Sipas pallatit Elysée, biseda mes tyre zgjati 45-minuta dhe Macron po planifikon më shumë telefonata me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like